LDK: “Kjo gjendje kërkon zgjidhje”

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se kjo gjendje e krijuar në Kuvend është e veçantë dhe duhet të krijohen kushtet që Kuvendi të vazhdojë punën.

Ai tha se edhe pozita është e shqetësuar me rrjedhjen e bisedimeve por duhet të bisedojnë, ndërsa i tha se opozitës se duhet t’i artikulojnë kërkesat e tyre dhe të kuptojnë se çfarë po dëshirojnë.

Gashi tha se njëherë nuk u lejua seanca për shkak të mos raportimit të kryeministrit, pastaj për shkak të raportimit të kryeministrit, ndërsa siç u shpreh ai “tash çka po dojnë”.

Gashi kërkoi të krijohen kushtet për vazhdimin e seancës dhe kryetari Veseli të marra masa në këtë drejtim./telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ldk-kjo-gjendje-kerkon-zgjidhje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala