LDK-ja mund ta mbështesë hetimin e SHIK-ut

Autori:Avdyl Pajaziti

Nënkryetarja e LDK-së, Teuta Sahatçiu, e pyetur rreth mundësisë  që edhe ky subjekt politik në mënyrë të organizuar t’i bashkohet nismës së subjekteve politike të opozitës për krijimin e Komisionit hetimor për SHIK-un, nuk e ka mohuar që tani edhe LDK-ja të bindet për  mbështetje të një nisme tillë.

Gjasat që edhe LDK-ja të bindet për t’iu bashkuar subjekteve politike opozitare ‘Vetëvendosje’, AAK dhe Nisma, për  sigurimin e votave të mjaftueshme në krijimin e Komisionit hetimor për SHIK-un, pas denoncimit të hapur të ish-ministrit Bajram Rexhepi kundër kësaj organizate dhe kapjes së shtetit nga njerëz të ish -strukturave të saj, janë gjithnjë e më reale.

Deputetët e  subjekteve politike parlamentare theksojnë se ata nuk e kanë ndërmend që duke heshtur për të përmendur emra individësh, që mund të përfliten si ish-pjesëtarë të SHIK-ut nëpër institucionet e ndryshme të Kosovës, të krijojnë kushte për të amnistuar njerëzit e SHIK-ut, por do të vazhdojnë që të punojnë në bindjen e secilit deputet që të mbështesë  krijimin e Komisionit hetimor, i cili do të hetonte gjithë organizatën, strukturën organizative dhe  listën e të gjithë pjesëtarëve të kësaj organizate me detyrat specifike që kanë pasur gjatë funksionimit të saj. /Kosova Sot/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ldk-ja-mund-ta-mbeshtese-hetimin-e-shik-ut/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala