LDK ia merr disa degër AAK-së?

Autori:Avdyl Pajaziti

Lidhja Demokratike e Kosovës të martën në orën 12 të ditës ka paralajmëruar një konferencë për media.

Burime të Koha.net bëjnë me dije se konferenca e thirrur për nesër nga LDK ka të bëjë me kalimin e disa degëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në këtë parti.

Burimi, që ka dashur të mbetet anonim, i ka thënë portalit se janë disa degë që kanë vendosur të bëjnë kalim zyrtar në LDK si pasojë e pakënaqësive me rrjedhën në partinë e tyre të deritashme.

Ndër arsyet kryesore, sipas burimit, janë rezultatet e dobëta në zgjedhjet e fundit parlamentare në vend, si dhe mos-përfshirjen e kësaj partie në qeveri.

Kohë më parë, Melihate Tërmkolli, që kishte fituar mandatin e deputetes me AAK-në në zgjedhjet e fundit, i është rikthyer LDK-së, partisë në të cilën edhe e kishte nisur karrierën politike.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ldk-ia-merr-disa-deger-aak-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala