LDK e rehaton Nazin e “Aurorës” në qeveri

Autori:Avdyl Pajaziti

 

Nazmi Sfishta, anëtari i grupit Aurora që i këndonte dikur Prishtinës së  bashku me Ismet Beqirin e LDK-së, është punësuar në Ministrinë e Kulturës, që po ashtu drejtohet nga ministri i kësaj partie.

Gazeta Fjala merr vesh se Sfishta  ditë më parë është bërë pjesë e Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit që drejtohet nga Kujtim Shala i LDK-së, pa konkurs por me kontratë mbi vepër.

Ai zyrtarisht i ishte bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës në nëntor të vitit 2013, atë vit kur vendi organizoi zgjedhjet komunale.

Atë kohë Sfishta, pati thënë se për të është privilegj t’i bashkohet kësaj partie pasi ky subjekt e mban edhe simbolikën e presidentit heroik, dr. Ibrahim Rugova. “Është nderë dhe privilegj për mua, për grupin Aurora që po bëhemi pjesë e LDK-së. LDK është dëshmuar dhe po dëshmohet se është parti e progresit, konstruktivitetit dhe vlerave demokratike”, pati thënë ai.

Ministria e kulturës e kontaktuar nga Gazeta Fjala ende nuk ka dhënë përgjigje, se në çfarë pozite është angazhuar Sfishta dhe çfarë kontrate ka.   /Gazeta Fjala/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ldk-e-rehaton-nazin-e-aurores-ne-qeveri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala