LDK e Prishtinës bën kallëzim penal kundër Shpend Ahmetit

Autori:Avdyl Pajaziti

Grupi i LDK-së në Kuvendin e Prishtinës ka njoftuar se sot ka bërë  kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës,.

Ky grup kallëziminpenal i ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në Prokurorinë e EULEX-it dhe në Prokurorinë Speciale të Kosovës, për shkeljet ligjore të njëpasnjëshme gjatë gjithë mandatit qeverisës, është bërë me qëllim që prokuroria të marrë masat shtetërore ndaj të parit të kryeqytetit.

Me këtë rast, kryesuesi i Grupit të këshilltarëve të LDK-së, Flamur Shala, ka bërë me dije  se kallëzimi penal përmban katër vepra penale, të cilat ngërthejnë dhjetëra lëndë, që kanë të bëjnë me shkelje të ligjeve të Kosovës.

Grupi konsideron se shkeljet kanë filluar që në fillim të mandatit qeverisës të Shpend Ahmetit dhe kanë vazhduar deri sot.

Po ashtu janë duke u përgatitur kallëzime penale të tjera me lëndë të tjera për shkeljet ligjore nga kryetari Shpend Ahmeti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ldk-e-prishtines-ben-kallezim-penal-kunder-shpend-ahmetit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala