LDK e PDK ‘bllokojnë’ Kuvendin Komunal të Prishtinës (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Partitë opozitare në Kuvendin Komunal të Prishtinës, LDK e PDK, po insistojnë se çdo gjë çka vjen në Kuvend nga drejtoria komunale e udhëhequr nga Liburn Aliu, nuk do të mund të kalojë.

Ata sot me shumicë votash nuk kanë lejuar që të procedohen në Kuvend pikat e rendit të ditës që vijnë nga Drejtoria e Urbanizmit e drejtuar nga Liburn Aliu. Kjo ka bërë që asambleistët e VV-së dhe Lëvizjes për Bashkim të braktisin seancën, duke akuzuar LDK-në dhe PDK-në për bllokim të Kuvendit.

LDK e PDK të cilat për një kohë të gjatë po kërkojnë dorëheqjen e drejtorit Aliu, që në fillim të seancës kanë kërkuar që pikat për këto plane rregullative të hiqen nga kjo drejtori, ose përndryshe nuk do të votohen.

Në këtë kërkesë janë shprehur njëzëri, shefat e dy grupeve të asambleistëve, Sami Hamiti nga LDK dhe Lirak Çelaj nga PDK.

Këto veprime të LDK-së dhe PDK-së, Vetëvendosje e cila qeverisë me kryeqytetin po i cilëson si përpjekje për ta bllokuar Kuvendin.

Shefi i asambleistëve të VV-së, Ylli Hoxha ka thënë se po synohet që bllokimi i Kuvendit të Kosovës të kthehet me bllokim të Kuvendit Komunal. Por sipas tij dallimi është i madh. “Kuvendi i Republikës po bllokohet për të mbrojtur republikën, kurse këtu po bëhet bllokim sepse po luftohet krimi dhe korrupsioni”, ka thënë Hoxha. /lajmi.net

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ldk-e-pdk-bllokojne-kuvendin-komunal-te-prishtines-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala