LDK e Gjakovës kundër “metodave revolucionare” për rrëzim të pushtetit

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë pjesës në takimin e strukturave drejtuese dhe aktivistëve të Degës së LDK-së në Gjakovë, ku u bisedua për reformat dhe ndryshimet statutare me qëllim të fuqizimit të gjithanshëm të LDK-së.

Mustafa, gjatë takimit, theksoi rolin dhe rëndësinë e veçantë të Degës së LDK-së në Gjakovë për proceset e fuqizimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në tërësi.

Kreu i LDK-së po ashtu falënderoi anëtarët dhe strukturat e LDK-së për kontributin e tyre konkret për avancimin e demokracisë dhe fuqizimin e strukturave organizative me qëllim të forcimit të aktiviteteve dhe fuqisë elektorale të LDK-së. Të njëjtit i njoftoi për progresin që po arrihet dhe prioritetet e Qeverisë së Kosovës në zhvillimin e vendit dhe proceset integruese euroatlantike.

Drejtuesit e strukturave dhe veprimtarët e LDK-së në Gjakovë, gjatë takimit, shprehën përkrahje unanime për punën e Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga kryeministri Mustafa në realizmin e objektivat dhe prioriteteve të saj për zhvillimin e gjithanshëm të vendit si dhe për avancimin e proceseve integruese evropiane.

Të pranishmit kërkuan që LDK të respektoj vendimet e organeve më të larta të partisë për koalicionin qeverisës dhe për përmbushjen e të gjitha zotimeve të partneritetit.

Gjatë takimit, po ashtu, u theksua qëndrimi konsistent i LDK-së për angazhim maksimal për stabilitet dhe zgjidhje të problemeve jetike të qytetarëve, duke dënuar dhunën dhe përpjekjet që me metoda revolucionare të rrëzohet pushteti legjitim në Kosovë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ldk-e-gjakoves-kunder-metodave-revolucionare-per-rrezim-te-pushtetit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala