LDK dhe PDK bllokojnë projektet e Komunës së Prishtinës, Ahmeti largohet nga mbledhja

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti bashkë me drejtorët komunalë e kanë lëshuar mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal me arsyetimin se kjo e fundit po ua bllokon të gjitha projektet në kryeqytet.

Ahmeti bashkë me drejtorët u largua pasi opozita LDK-PDK me shumicë votash i hoqën nga rendi i ditës së mbledhjes së sotme pesë pika, tre nga to kishin të bënin me Drejtorinë e Urbanizmit dhe dy të tjerat me dhënien në shfrytëzim të tokave komunale në fshatin Barilevë.

Asamblisti i PDK-së Lirak Çelaj tha se kreu i Prishtinës me qëllim nuk po e pushon nga puna drejtorin e urbanizmit, Liburn Aliun sepse siç tha ai “dëshiron të mbajë zgjedhje të jashtëzakonshme në Kuvend”.

Pos ekzekutivit edhe asamblistët e Vetëvendosjes dhe AAK e kanë lëshuar sallën ku po mbahej kjo mbledhje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ldk-dhe-pdk-bllokojne-projektet-e-komunes-se-prishtines-ahmeti-largohet-nga-mbledhja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala