LDK: Dënimi 150 euro është nxitje për aksione kundër kryeministrit

Autori:Avdyl Pajaziti

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka lëshuar një komunikatë për media në të cilën ka rikonfirmuar, siç thotë ajo, respektin dhe mbështetjen e pa rezervë për punën dhe pavarësinë e organeve të drejtësisë duke shtuar se konsideron se dënimet simbolike për aktet vandale dhe sulmet e orkestruara të disa të ashtuquajturve aktivistë të një subjekti politik opozitar, vështirë se do të parandalojnë sulme të tjera të paralajmëruara ndaj bartësve të institucioneve, qytetarëve, pronave private dhe publike në Kosovë, në të ardhmen.

Sipas komunikatës, LDK duke mos dashur që në asnjë formë të ndikoj në punën e organeve gjyqësore, vlerëson se dënimi prej 150 eurosh për një sulm të përsëritur ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, është një lloj inkurajimi dhe nxitje për vazhdim të formave të tilla të sjelljes.

“Lidhja Demokratike e Kosovës mbështet pa asnjë ekuivok punën dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor të Kosovës, ashtu siç, ndryshe nga disa subjekte opozitare, mbështet pavarësinë, e respekton himnin, flamurin, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe angazhohet për miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian”, thuhet në fund të kësaj komunikate.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ldk-denimi-150-euro-eshte-nxitje-per-aksione-kunder-kryeministrit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala