Lavrov: Mos e politizoni UNESCO-n me Kosovën

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka kritikuar përpjekjet për, siç ka thënë, politizimin e akiviteteve të agjencisë për kulturë të OKB-së, UNESCO.

Ai ka folur sot për gazetarët, përpara se t’i adresohej Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s në Paris.

“Është e rëndësishme të shmangim politizimin e aktiviteteve të UNESCO-s që po shohim përmes përpjekjeve për të pranuar Kosovën në radhët e kësaj organizate”, ka thënë Lavrov, transmeton rel.

Bordi ekzekutiv i UNESCO-s ka votuar muajin e kaluar për të rekomanduar Kosovën si shtet anëtar, pavarësisht kundërshtimeve të ashpra nga Serbia.

Oferta e Kosovës për anëtarësim do t’i nënshtrohet votimit final në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s më 9 nëntor.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lavrov-mos-e-politizoni-unesco-n-me-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala