Lavdrim Muhaxheri tani ndodhet në Irak (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Janë publikuar fotografi të reja të kosovarit më të kërkuar në botë, pjesëtarit të grupit famëkeq ISIS.

Fotografitë e reja janë publikuar në Twiter në llogarinë Iraqi Suryani, ku thuhet se Muhaxheri tani ndodhet në Irak.

“#Iraq – Lavdrim Muhaxheri i njohur si ” Ebu Abdullah el-Kosova ‘ ‘ është shfaqur në qytetin Rutba provinca #Anbar perëndimorë”.

Lavdrim Muhaxheri

Ditë më parë në mediat italiane u publikua një shkrim ku pretendohej se Muhaxheri është arrestuar në qytetin e tij të lindjes në Kaçanik, nga ana e agjentëve rusë të cilët veprojnë në Serbi dhe Bosnje. Ky arrstim thuhej se ishte kryer kinse për faktin se Muhaxheri ishte përgjegjës për rrëzimin e aeroplanit rus në Egjipt ku humbën jetën mbi 220 njerëz.

aaa

Mirëpo, pavarësisht pretendimit të disahershëm për vrasjen e Muhaxherit, ai ka vazhduar të shfaqet nga Lindja e Mesme, përmes fotografive dhe videove, duke demantuar kështu këto lajme./lajmi.net

Lavdrim Muhaxheri

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lavdrim-muhaxheri-tani-ndodhet-ne-irak-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala