Lavdrim Muhaxheri e Ridvan Haqifi dyshohet se janë në Maqedoni

Autori:Avdyl Pajaziti

Së paku 7 kosovarë të lidhur me ISIS-in thuhet të kenë hyrë në rajonin e Ballkanit tri javë më parë, shkruan sot Koha Ditore.
Shërbime të ndryshme të inteligjencës, përfshirë atë të Kosovës, janë të informuar për ardhjen e Lavdrim Muhaxherit, Ridvan Haqifit dhe pesë shqiptarëve të tjerë – pjesëtarë të ISIS-it.

Ata thuhet se po qëndrojnë në disa fshatra të Shkupit.

Shërbimet nga Lindja thuhet se kanë treguar se shumë xhihadistë të huaj kanë filluar të largohen nga Siria pas fillimit të sulmeve nga Federata Ruse.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lavdrim-muhaxheri-e-ridvan-haqifi-dyshohet-se-jane-ne-maqedoni/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala