Latif Gashi flet për të kaluarën e SHIK-ut

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish-drejtori i përgjithshëm i SHIK-ut, Latif Gashi, i cili është deputet i PDK-së në Kuvend, thotë për “Zërin” se askujt nuk i ndalohet që të kërkojë hetim, por që institucioni që ka drejtuar ai ka bazë legale e ligjore që, siç thotë ai, gjithçka ka qenë në rregull.

Ai thotë se ndihet krenar që ka qenë pjesë e atij institucioni. Por, kjo temë për SHIK-un e nervozoi tej mase deputetin e PDK-së.

“Kosova ka shumë probleme tjera më madhore se sa tema për SHIK-un zotëri gazetar. Opozita ka me miliona probleme me të cilat duhet me u marrë. Kjo është temë hajt se s’po di çka me bo tjetër dhe të merrem me këtë temë”, ka thënë Gashi.

“Dëgjoni ju i nderuar gazetar. Shërbimi Informativ e ka bazën legale juridike dhe ka qenë gjithçka në rregull me atë shërbim. Është njëri nga institucionet më të mira që ka vepruar në Kosovë. Kërkujt s’i ndalohet me kërkuar hetim. Kjo ka qenë një e kaluar e mrekullueshme dhe jam shumë krenar që kam qenë pjesë e atij institucioni po ashtu edhe si pjesëtar i UCK-së dhe ish-drejtor në SHIK, institucion shtet formues aty ku e ka lënë UÇK-ja dhe deri në shpalljen e pavarësisë kemi punuar në koordinim me gjithë faktorët ndërkombëtar të sigurisë. Kushdo le të kryej hetim edhe kanë kry hetim”, tha ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/latif-gashi-flet-per-te-kaluaren-e-shik-ut/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala