Lata, Remi e Mehmeti: Jemi të pafajshëm

Autori:Avdyl Pajaziti

Tre eprorët e lartë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nga Zona Operative e Llapit, Rrustem Mustafa, Latif Gashi e Nazif Mehmeti, deklaruan se nuk kanë bërë krime gjatë luftës së vitit 1998-1999.

Ata këto dëshmi i paraqitën, të mërkurën, në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, ku është mbajtur seanca gjyqësore e shkallës së dytë. Seanca është mbajtur pas ankesave të parashtruara nga mbrojtësit e të pandehurve në lidhje me aktgjykimin fajësues të shpallur nga Gjykata Themelore në Prishtinë, në qershor të 2013-s.

Kjo e fundit i kishte shpallur fajtorë që të tretë me arsyetimin se i kanë trajtuar në mënyrë çnjerëzore të ndaluarit në Llapashticë, i kanë torturuar, ua kanë cenuar integritetin trupor, etj.

Për këtë vepër penale, që ka qenë pika e tetë e aktakuzës fillestare, si dhe bazuar në një vendim të mëhershëm që e ka marrë formën e prerë Latif Gashi në 2013-n është dënuar me një dënim unik prej gjashtë vjetësh, Rrustem Mustafa ishte dënuar me katër vjet, ndërsa Nazif Mehmeti me tri vjet heqje lirie. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lata-remi-e-mehmeti-jemi-te-pafajshem/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala