Largohen nga stacioni të shoqëruarit e rastit Bashota

Autori:Avdyl Pajaziti

Në një intervistë për Klan Kosovën, zëdhënësja e komunës së Klinës, Samie Gjergji, ka thënë se tashmë shoferi i kryetarit Sokol Bashota si dhe menaxheri i prokurimit të kësaj komune janë larguar nga stacioni policor për ku ishin shoqëruar sot.

Kurse nënkryetari i kësaj komune, Enver Berisha, aksionin e prokurorisë speciale për të hetuar mbi disa dokumentacione zyrtare me zyrtarët e kryetarit Bashota, e sheh si një të drejtë të organeve të hetuesisë.

Megjithatë sipas Berishës, një hetim i tillë është edhe pozitiv sepse sipas tij vërtetohet se komuna dhe kryetari Bashota kanë punuar dhe vepruar në bazë të ligjit.

Prokuroria Speciale sot ka hetuar komunën e Klinës në lidhje me organizimin e festivalit “I këndojmë lirisë”, ku komuna pati ndarë 20 mijë euro.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/largohen-nga-stacioni-te-shoqeruarit-e-rastit-bashota/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala