Largohen dhunshëm rrethojat te qeveria

Autori:Gazeta Fjala

Pasditen e sotme  gjatë një aksioni të zhvilluar aktiviste të Lëvizjes Vetëvendosje kanë këputur rrethojat shtesë që Qeveria e Kosovës i kishte vendosur dje për mbrojtjen e kryeministrit.

Aktivistët gjatë këtij aksioni simbolik kanë thënë se politikanët në pushtet nuk duhet t’i ikin përgjegjësisë duke u barrikaduar për t’u ndarë nga populli.

“Nëse vendimet e tyre janë të padrejta dhe të papërgjegjshme ata nuk kanë të drejtë të ikin dhe të rrethohen nga qytetarët” janë shprehur ata.

Aktivistët e kësaj Lëvizje janë shprehur se Mustafa po e defunksionalizon Kosovës përmes “Zajednicës” dhe me buxhet të shtetit po shpërblen djemtë e vet ndërsa më pas po i ik përgjegjësisë për veprimet e veta duke u izoluar brenda ndërtesës.

“Themelimi i “Zajednicës” në Kosovës është tërësisht i papranueshëm dhe si rezultat i kësaj marrëveshje të dëmshme, Isa Mustafa duhet të japë dorëheqje” kanë përfunduar ata.

Gazeta Fjala ka raportuar dje në kohën kur ishin vendos këto rrethoja.

Zyra e kryeministrit përmes një njoftimi kishte thënë se kjo nuk ka ardhur si rezultat i kërcënimeve të Vetëvendosjes./Gazeta Fjala

video ketu

 

Video ketu

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/largohen-dhunshem-rrethojat-te-qeveria/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala