Largimi i klaneve dhe politikës e shpëtojnë Universitetin e Prishtinës

Autori:Avdyl Pajaziti

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka organizuar një tryezë ku ka publikuar analizën ‘Nëntë sfidat e UP-së”. Në këtë tryezë ku ka marrë pjesë ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, e edhe Rektori, Ramadan Zejnullahu, ndër sfidat kryesore u tha të jetë depolitizomi i UP-së.

Ministri Bajrami tha se reformimi i UP-së, është i mundshëm, por për këtë duhet vullnet, dhe se nuk do të lejojë që politika dhe klanet tjera të ndërhyjnë në UP.

Ndërsa për rektorin Zejnullahu, reformimi i UP-së, është i mundshëm, dhe sipas tij këtë e tregon edhe analiza e bërë nga D4D.

aa65-650x358

Ai tha se pyetja më e madhe është se si u krijua kjo gjendje në UP, dhe sipas tij kjo pikëpyetje mund të hiqet vetëm nëse nuk heshtet para këtyre sfidave.

Analiza e D4D, ka identifikuar 9 sfidat me të cilat po përballet UP, dhe 9 mënyrat se si mund trajtohen ato, për ta sanuar gjendjen.

“Nevoja për të konkurruar me fuqi punëtore të shkathtë; Drejt personelit cilësor;  Nga centralizimi në llogaridhenie dinamike; Organizatat Studentore nga struktura partiake klanore në përfaqësues të studentëve; Nga avancimi me vota drejt meritokracisë individuale; Si të eliminohen diplomat e pavlera nëse janë aq shumë?; Raportimi i korrupsionit mund të te fusë në telashe; Nga regjistrimi universal drejt plotësimit të nevojave të ardhshme të tregut të punes; Diploma tani, aftësitë më vonë”, konstaton analiza e D4D. /lajmi.net

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/largimi-i-klaneve-dhe-politikes-e-shpetojne-universitetin-e-prishtines/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala