Largimi i KFOR-it nga Kosova paraqet rrezik

Autori:Avdyl Pajaziti

Reduktimi i trupave të KFOR-it në Kosovë, do të ndikonte direkt në përkeqsimin e situatës së sigurisë atje, ka thënë komandanti i Ushtrisë së Serbisë, Ljubisa Dikoviq.

Këtë deklaratë Dikoviq e ka bërë të enjten gjatë një takimi me komandantin e KFOR-it, Gjeneralin, Guglielmo Luigi Miglietta.

Dikoviq ka thënë se administrimi i KFOR-it në Kosovë, është elementi më i rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit dhe reduktimi i numrit të ushtarëve do të kishte efekte negative, shkruan B92.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/largimi-i-kfor-it-nga-kosova-paraqet-rrezik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala