Lansohet programi i subvencionimit të pagave

Autori:Avdyl Pajaziti

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të lansojnë sot Programin e Subvencionimit të Pagave.

Ditë më parë, UNDP dhe MPMS nënshkruan një Marrëveshje Mirëkuptimi ku u zotuan për implementim të përbashkët të këtij programi që ka për qëllim zbutjen e papunësisë në Kosovë,përmes subvencionimit të punësimit afatgjatë.

Programi financohet bashkërisht nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, UNDP dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës .

Në ngjarje kemi ftuar shoqatat e bizneseve dhe odat ekonomike, mbi 70 afaristë, partnerë potencial në këtë program, përfaqësues të institucioneve vendore dhe organizatave ndërkombëtare.

Të pranishmëve do t’u drejtohen Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi, e ngarkuara me punë në Ambasadën e Finlandës Anne Meskanen dhe zëvëndës përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së Alessandra Roccasalvo, përderisa Ylber Aliu nga MPMS do të prezantojë rrjedhën e zbatimit të këtij programi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lansohet-programi-i-subvencionimit-te-pagave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala