Lamtumirë President! Unë po iki

Ramiz Dreshaj, para se të largohet nga Kosova ka bërë homazhe te varri i ish-Presidentit, Ibrahim Rugova. Ai në profilin e tij në facebook i shkruan ish-Presidentit për arsyet që e shtynë drejt migrimit.
Lexojeni të plotë postimin e tij:
“Unë po iku President më s`mundë të vijë e të vizitoj!
I frikshëm e me lotë të shkruaj President.
Unë nuk po iku nga dëshira, po iku nga pamundësia për të jetuar President, mu mbyllen te gjitha dyert ne token qe e bekoje ti o President.
S`më lënë më as të jetoj këtu, s`kam nga t`ja mbajë por unë po iku i trishtuar dhe pa asnjë shpresë para vetës, s`kam askujt t`ja qajë këtë hall andaj po të drejtohem ty President, ty që më bekove por të tjerët pas teje më mallkuan o President!
Është rrugë e rëndë, por këtu nuk shohë dritë as në fund të tunellit, gjithëçka duket e pa shpresë, një grup njerzish kanë uzurpuar gjithëçka në Dardaninë tënde o President, e ne populli ytë që ti na prire edhe në ditët më të vështira jemi dorëzuar.
Sot s`ka kush t`na prinë, sot na injorojn, na shajn e na degradojnë. Sot të jesh Rugovist është e vështirë ngase s`ke vend në tokën tënde!
Dëshprim është President, sot kur babai i një dëshmori e që e kishte të vetmin fëmijë shkon tek varri dhe i thotë varrit të birit dëshmor: Lamtumirë o birë, unë po ta kthej shpinën dhe po e lë vendin për të cilin dhe jetën ti o drita e vetme e jetës sime.
E dhimbëshme President, por jeta po të ballafaqojka dhe po të sjellka në situatë që ti thuash lamtumirë edhe varrit të birit dëshmor!
Lamtumirë President!