Lampard i vetëdijshëm për presionin për shkarkim

Frank Lampard është afër shkarkimit nga posti i trajnerit të Chelseat për shkak të mungesës së rezultateve pozitive.
Në një konferencë për shtyp, të mbajtur sot para ndeshjes së të dielës, Lampard ka deklaruar se është i vetëdijshëm për presionin për shkarkim.
“Nuk i dëgjoj. Nuk i shikoj rrjetet sociale. Nuk jam budalla dhe e di presionin, por kjo nuk ka rëndësi për mua”, është shprehur Lampard.
Ndër emrat me të përmendur për zëvendësimin e 42 vjeçarit është Thomas Touchel, i cili u shkarkua nga stoli i Paris Saint Germanit javë me parë