Lambert: Euro 2016 nuk duhet të anulohet

Autori:Gazeta Fjala

Finalja e Euro 2016 nuk duhet të anulohet edhe nëse rreziku për sulme terroriste mund të jetë i lartë, kështu ka deklaruar kreu i Komitetit Organizator, Zhak Lambert.

Ai foli të shtunën në mesnatë për gazetarët, pasi ekziston një ide që finalet e Kampionatit Europian të pezullohen ose të luhen diku tjetër dhe jo në Francë. Shkak për këtë janë bërë sulmet terroriste në Paris, ku dy prej tyre ndodhën në portat hyrëse të stadiumit kombëtar francez “Stade de France”.

Dy kamikazë, të cilët ishin të pajisur me biletat për ndeshjen miqësore Francë­Gjermani tentuan të hynin në stadium, por për fat të mirë nuk u lejuan nga forcat e sigurisë, shkruan PanoramaSport.

“Ne do të marrim të gjitha vendimet që duhen që Euro 2016 të organizohet në Francë nën kushtet maksimale të sigurisë. Siguria brenda stadiumeve tona është maksimale, ndërsa rreziku më së shumti është prezent nëpër rrugë apo në mesin e turmave spontane. Të mendosh që ta pezullosh këtë eveniment sportiv do të thotë të luash në anën e terroristëve, sepse ata këtë kërkojnë”, tha Zhak Lambert, kreu i Komitetit Organizator të Euro 2016.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lambert-euro-2016-nuk-duhet-te-anulohet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala