Lama: Uluni dhe bisedoni si vëllezër

Autori:Avdyl Pajaziti

Profesori Kudusi Lama ka thënë se zgjidhja e krizës politik në Kosovë duhet të bëhet nëpërmjet dialogut.

 Ai u ka bërë thirrje deputetëve dhe partive politike të ulen e të bisedojnë vëllazërisht dhe mbi të gjitha të jenë atdheu dhe kombi.

Lama ka thënë për ‘Epokën e re’ se përplasjet e deritanishme kanë sjellë armiqësi ndër shqiptare dhe se kjo është humbja më e madhe e Kosovës në 100 vjetët e fundit.

Kurse, sa i përket protestave, ai ka thënë se nuk i sheh si zgjidhje.

Duke i komentuar marrëveshjet për Asociacionin dhe atë për Demarkacionin, Lama ka thënë se asnjëra palë nuk i kanë bërë të qarta këto marrëveshje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lama-uluni-dhe-bisedoni-si-vellezer/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala