Lajmërohet Presidentja Jahjaga, kërkon dialog politik

Autori:Gazeta Fjala

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është deklaruar lidhur me ngjarjet që ndodhën në Prishtinë, më 28 nëntor.

Shefja e shtetit vlerëson mbarëvajtjen e manifestimit të tri subjekteve opozitare si dhe sjelljen e dinjitetshme të Kosovës.

Jahjaga ka bërë thirrje për zbatimin e plotë të ligjit dhe ka ftuar sërish për vendosje të dialogut politik dhe shmangien e dhunës.

“Presidentja Jahjaga ripërsëritë qëndrimin se zgjidhjet për çdo shqetësim duhet të gjenden përmes dialogut në kuadër të institucioneve të zgjedhura në mënyrë demokratike, që përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve të vendit,” thuhet ne komunikaten e presidences./Gazeta Express

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lajmerohet-presidentja-jahjaga-kerkon-dialog-politik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala