Vuçiq shkarkon ministrin e mbrojtjes

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, ka nënshkruar mocionin për shkarkimin e ministrit të mbrojtjes Bratislav Gashiq, njofton agjencia serbe e lajmeve Vecernje Novosti, përcjellë Klan Kosova.
Shkarkimi pritet të jetë një prej temave në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit, e cila ishte planifikuar për të hënën.
Novosti nuk informon se cila është arsye e shkarkimit të ministrit nga ana e Vuçiq.