I jepet drita jeshile operimit të telefonisë serbe “MTS” në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Në mbledhjen e sotme të ekzekutivit është udhëzuar Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve  Elektronike dhe Postare që të bëjë autorizimin e përkohshëm dhe të kufizuar  për operatorin e ri serb të telefonisë mobile “MTS” që të fillojë së punuari në Kosovë nga koha kur vendit do t`i miratohet kodi telefonik 383.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka bërë të ditur se fillimi i operimit të këtij operatori është konform negociatave teknike që janë zhvilluar në Bruksel.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lajme-zona-b-info-magazine-ora-e-fundit-nin-ora-7-prive-ora-e-pasdites-familja-ime-te-tjera-lajme-sport-prive-kolumne-kulture-shendet-lifestyle-tech-auto-kuriozitete-i-jepet-drita-je/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala