Lajm i mirë për Kosovën nga UEFA

Futbolli kosovar ka marrë një lajm tejet të mirë pas Kongresit të UEFA-s. Kreu i Federatës së Futbollit të Kroacisë, Davor Shuker, është bërë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
Shuker arriti qysh në raundin e parë të zgjidhet në këtë komitet vendimmarrës të shtëpisë më të madhe të futbollit evropian.
Ai mori 28 vota pro nga 34, duke u bërë pjesë e anëtarëve të tjerë. Ky është një lajm tejet i mirë për futbollin kosovar, marrë parasysh miqësinë e madhe të Shuker me Kosovën.
Ishte pikërisht legjenda kroat e futbollit ai i cili vite më parë kishte tronditur serbët me deklaratën e tij se Kroacia do të ishte skuadra e parë që do të luante me Kosovën.
Gjithsesi, neni i FIFA-s që Kosova nuk ka të drejtë të luajë miqësore me shtetet e dala nga Jugosllavia ia pamundësoi këtë dëshirë Shukerit. /gazetaexpress/