Lajm i keq për Ermir Lenjanin

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani duket se po përndiqet nga fati i keq me skuadrën franceze të Rennes. Ai ka patur një kampionat të dobët deri tani duke luajtur vetëm katër ndeshje.
Por kësaj i është shtuar edhe një lajm i keq, një dëmtim i pësuar në ndeshjen kundër Armenisë.
Fatmirësisht dëmtimi nuk është i rëndë dhe do të mungojë vetëm dy javë.