Lagarde rizgjidhet shefe e FMN-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Christine Lagarde është zgjedhur për të shërbyer një mandat tjetër pesë vjeçar në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ka njoftuar bordi ekzekutiv i këtij institucioni të premten.

Lagarde, ish ministre e financave në Francë, ishte kandidatja e vetme për këtë post. Në krye të FMN-së është zgjedhur në korrik të vitit 2011.

Me 188 vende anëtare, FMN-ja ofron ndihmë financiare për vendet në nevojë.

Udhëheqësi i bordit ekzekutiv, Aleksei Mozhin, e ka përshëndetur lidershipin e fortë dhe të matur të zonjës Lagarde.

“Gjatë kohëve të turbullta në ekonominë globale, zonja Lagarde ka forcuar edhe më mundësitë e Fondit për të mbështetur anëtarët e tij, me këshillime politikash, ndërtim kapacitetesh dhe financim”, citohet të ketë thënë Mozhin në një komunikatë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/lagarde-rizgjidhet-shefe-e-fmn-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala