Labi mohon kalimin në AAK

Këngëtari Labinot Tahiri-Labi, ndonëse e çmon shumë Ramush Haradinajn, nuk do ti bashkohet partisë së tij, AAK.
Labi ka mohuar raportimet se ai do ti bashkohet shumë shpejt AAK’së dhe duke aluduar se ai mund të zë vendin e Blerim Shalës, si nënkryetar i kësaj partie.
Duke folur për Gazeten Express ai ka thënë se kur të ketë vendosur se cilës parti ti bashkohet do ta bëjë publike vet, dhe lë të kuptohet se mundësit i ka në të gjitha partitë.
“Jam i vetmi këngëtar që kam kënduar në gati të gjitha fushatat e partive. Çka me ba se fati jon e ka qashtu”, tha ai për Express.
Labinot Tahiri është një nga këngëtaret e njohur të muzikës tallava, por që kohëve të fundit vazhdimisht ka shfaqur ambicie dhe ka bërë paralajmërime për debutim në politik.