La Repubblica: Ksamili mes plazheve parajsë të botës

Autori:Avdyl Pajaziti

“Rërë e bardhë, det blu: ja plazhet e parajsës”, -nën këtë titull përmblidhen 101 fotografi që e përdishmja italjane “La repubblica” ka hedhur në faqen e saj në internet, transmeton Gazeta Fjala.

“Ujë i kristaltë, zgjatime me rërë të bardhe dhe det blu. Janë disa nga karakteristikat që i veçojnë këto brigje magjepsës parajse: disa pre tyre “të pa arritshme”, disa të tjera arrihen më lehtë, transmeton Gazeta Fjala.\

Kështu, nga destinacionet më ekzotike, si Anille-t, Seychelles, Caraibet, e deri në brigjet Italiane si Ishulli i Lepujve dhe Skalla e Turqve ne Siçili, ja disa prej plazheve me të bukura të botës”. Dhe në këtë përmbledhje nuk kanë munguar dy foto nga Ksamili, që  në fakt, i plotëson të gjitha kushtet për të qënë pjesë e përzgjedhjës. Bregedt i bardhë dhe det blu, një copë parajse në tokë, kthesa e parë djathtas, në Europë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/la-repubblica-ksamili-mes-plazheve-parajse-te-botes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala