Ky vend në Zvicër, zyrtarisht shpallet më i bukuri në botë (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Vendi pitoresk në Alpet e Zvicrës Ascher dhe shtëpia bukolike me restorantin në të ka qenë gjithmonë një destinacion i bukur për turistët. Por nga 27 tetori i këtij viti ai është edhe “zyrtarisht” vendi më i bukur në botë.

Që të jetë kështu kanë vendosur redaktorët e librit “Destinations of Lifetime” të revistës me renome “National Geographic”, të cilët këtë fotografi e kanë vënë në ballinën e librit. Autor i fotografisë është zvicerani nga Kantoni St. Gallen Peter Böhi.

Ky destinacion me shtëpinë që rri “varur” në një shkëmb të lartë 100 metra është zgjedhur si më i bukuri nga të gjitha vendet e bukura të botës. Konkurrenca ka qenë shumë e madhe: plazhe të mrekullueshme, qytete antike dhe vende tjera pitoreske kanë mbetur mbrapa Äscher-it magjepsës, shkruan watson.ch.

Në konkursin për pamjet më të bukura, me fotografitë e tyre kanë marrë pjesë 225 fotografë nga e gjithë bota.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ky-vend-ne-zvicer-zyrtarisht-shpallet-me-i-bukuri-ne-bote-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala