Ky është virusi që është përhapur në App Store

Autori:Avdyl Pajaziti

App Store nuk është edhe aq e sigurt siç e kemi menduar.

Përderisa Apple vazhdimisht ka thënë se është duke e bërë sistemin iOS të paprekshëm nga viruset, hulumtuesit e sigurisë kohët e fundit kanë identifikuar disa aplikacione të pasigurta që përmbajnë viruse në App Store.

Virusi i quajtur ‘XcodeGhost’ ishte zbuluar për herë të parë nga hulumtuesit në Palo Alto Networks, të cilët i zbuluan aplikacionet e infektuara me të, transmeton lajmi.net.

Ky virus rrezikon disa informacione personale dhe pajisje, duke përfshirë Apple ID dhe fjalëkalimet e iCloud, përmbajtjet në pajisjet tuaja dhe më shumë.

Gjithashtu, kohët e fundit disa përdorues kanë raportuar probleme me App Store, ku thuhet se për të shkarkuar aplikacione që janë falas iu është kërkuar që të shënojnë të dhënat e kartës së kreditit për të bërë blerje.

Kështu, hulumtuesit thonë se Apple duhet të jetë e vëmendshme dhe të bëjë më shumë rreth sigurisë së pajisjeve të saj, pasi që viruset shumë lehtë tani kanë hyrë në App Store. (lajmi.net)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ky-eshte-virusi-qe-eshte-perhapur-ne-app-store/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala