Ky është vendimi i Komunës së Drenasit, për varrezat katolikëve të Llapushnikut (Dokument)

Autori:Avdyl Pajaziti

Banorët e fshatit Llapushnik të Drenasit për katër ditë kanë protestuar kundër një vendimi të kësaj komune për ndarjen e një hapësire të tokës prej 2.5 hektarë, e cila do ti jepet në shërbim Ipeshkvisë së Kosovës, për ndërtimin e varrezave të komunitetit katolik, duke mos përjashtuar mundësinë e ndërtimit edhe të një kishe, për dhjetëra banorë katolikë të këtij fshati.

Banorët mysliman të Llapushnikut, po kundërshtojnë këtë vendim të komunës  të marrë në vitin 2010, për faktin se të njëjtën hapësirë ata e kishin kërkuar për ndërtimin e lapidarit të dëshmorëve si dhe hapësirë ku do të shënohej ngjarja për Grykën e Llapushnikut, e që nuk u ishte dhënë.

Ata po ashtu kanë theksuar se Komuna për këtë vendim nuk ka biseduar asnjëherë me ta.

Në bazë të vendimit të komunës së Drenasit, të nënshkruar nga kryetari i saj Nexhat Demaku, të cilin e ka siguruar lajmi.net thuhet se kjo hapësirë “do të përdoret për ndërtimin e varrezave të Komunitetit Katolik në fshatin Llapushnik të Drenasit”. (lajmi.net)

vendim

Por ky vendim është kundërshtuar edhe nga disa asamblist të Drenasit, të cilët kanë deklaruar se nuk janë përfillur procedurat për shpronësim.( lajmi.net).

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ky-eshte-vendimi-i-komunes-se-drenasit-per-varrezat-katolikeve-te-llapushnikut-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala