Ky është shteti me popullsinë më të pakënaqur

Autori:Avdyl Pajaziti

Bullgaria është klasifikuar si vendi i bllokut europian, ku banorët janë më të pakënaqur me jetesën.

Departamenti i Statistikave të BE-së, EUROSTAT, publikoi një raport mbi kënaqësitë mesatare për jetesën, ku e rendit Bullgarinë të fundit pas të gjitha shteteve të tjera anëtare të Bashkimit Europian.

Edhe pse është anëtarësuar që në vitin 2007, Sofjes i mbetet ende një rrugë e gjatë për të bërë sa i përket cilësisë së jetesës në raport me vendet e tjera.

Listën e EUROSTAT e kryesojnë Danimarka, Finlanda, Suedia, Zvicra dhe Islanda, ku banorët shprehen të kënaqur me situatën e tyre.

Sipas ekspertëve, pakënaqësitë e bullgarëve i referohen më së shumti gjendjes ekonomike, por ka edhe faktorë të tjerë që tregojnë se problemi është edhe social-kulturor.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ky-eshte-shteti-me-popullsine-me-te-pakenaqur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala