Ky është shqiptari që drejtoi trenin e Titos

Autori:Avdyl Pajaziti

Drejtimi i trenit special i ishte besuar Ali Konjuhit. Treni modern i kohës ishte sjellë kastile më 1967 në Fushë-Kosovë.

Makinistit të dalluar i kishte rënë hise ta komandonte trenin me pasagjerin më të famshëm në Jugosllavinë e atëhershme, Josip Broz Tito.

“E kam vozitur Titon me tren. Kur ishte Tita në vitet gjashtëdhjetë gjashtë ditë në Kosovë, më caktuan mua si makinist, si punëtor i moçëm. E kam vozitur nëpër Kosovë”, rrëfen Konjuhi, 86 vjeç, shkruan  “Koha Ditore”.

Nuk i ishte dhënë mundësia të ndërronte dy-tri llafe me mareshalin jugosllav. Sidoqoftë, Konjuhi dhe punëtorët e hekurudhës ishin përshëndetur me liderin, Federata e të cilit do ta merrte teposhtën pas vdekjes së tij më 1980.

“Nuk kemi pasë leje me fol me të, se unë vetëm vozitës isha, veç e çojsha trenin kah më thoshin. Ka pasë sigurim e asi pallavra, por na e ka ba me dorë e na ka kesh”, shton Konjuhi.

“Tita rrike në kabinë, se nuk po di me të kallxu qysh u kanë se e ka ba mosha të veten”, thekson plaku nga fshati rrafshor i Fushë-Kosovës.

Mërzitet goxha pse nuk i kujtohen të gjitha hollësitë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ky-eshte-shqiptari-qe-drejtoi-trenin-e-titos/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala