Ky është qëndrimi i zyrtarëve serb për Asociacionin e Komunave në Luginë

Autori:Avdyl Pajaziti

Asociacioni i Komunave me Shumicë Shqiptare në Luginë të Preshevës po kundërshtohet nga Beogradi zyrtar.
Drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë se shqiptarët kanë nevojë për punë dhe për një të ardhme të sigurt, e jo për rrugë që çojnë në konflikte, të cilat sipas tij, vetëm mund ta rrisin emigrimin e të rinjve shqiptarë.

“Ata duhet të jenë një urë në mes të popullit serb dhe shqiptar, jo një mjet negocimi dhe instrumente të manipulimit të politikanëve të papërgjegjshëm”, është shprehur Gjuriçi.

Kurse,kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka quajtur veprim të papërgjegjshëm politik dhe të papranueshëm.

“Serbia di si të reagojë – me urtësi dhe mençuri. Nëse është e nevojshme ta tregojë fuqinë, mos keni dert, sepse gjithsesi do ta tregojë”, ka theksuar Vuçiq.

Të premten, zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiq, me tone të ashpra i ka porositur këshilltarët komunalë shqiptarë, siç ka thënë ai, të mos luajnë me zjarr.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ky-eshte-qendrimi-i-zyrtareve-serb-per-asociacionin-e-komunave-ne-lugine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala