Ky është prokurori i ri amerikan që do t’i ndjekë krerët e UÇK’së

Taskë e Forca e re Bashkimit Europian, e cila po i heton pohimet për trafikim organesh, tashmë e ka prokurorin e ri, amerikanin David Schwendiman. Ish-prokurorit federal amerikan, i cili ka punuar edhe në Bosnjë e Hercegovinë si prokuror ndërkombëtar, i është dhënë mbështetje edhe nga Departamenti Amerikan për punën që ka marrë.
Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë të Departamentit Amerikan të Shtetit rreth emërimit të Schevendiman në krye të Taskë Forcës, transmeton Gazeta Express.
Departamenti Amerikan i Shtetit njofton për emërimin e David Schwendiman si Kryeprokuror të Task Forcës Speciale Investiguese të Bashkimit Europian (SITF). SITF është një trup autonom i themeluar më 2011, nën autoritetin e Misionit të Bashkimit Europian për Sundim të Ligjit, për të kryer hetime kriminale rreth pohimeve për krimet e luftës dhe krimit të organizuar të adresuara në raportin e Këshillit të Europës, në janar të vitit 2011.
Schwendiman është një prokuror federal dhe shtetëror në SHBA’ve me shumë eksperiencë, i cili më parë ka shërbyer si prokuror ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegovinë nga viti 2006-2009.
Përkrahja e SHBA’ve për emërimin e z. Schwendiman si pasardhës i Kryeprokurorit Clint Williamson e demonstron përkushtimin e SHBA’ve për procedimet e SITF për sundimin e ligjit në Kosovë, bashkëpunimin me partnerët tanë europianë dhe drejtësinë ndërkombëtare. Gazeta Express.