Ky është presidenti më i varfër në botë

Autori:Avdyl Pajaziti

Nuik i përngjanë aspak Atifete Jahjagës. As nuk ndryshoi si ajo gjatë mandatit presidencial, duke veshur garderobën ndër më të shtrenjtat në botë apo veturat më luksoze. Veproi komplet në të kundërtën. Presidenti karizmatik i Uruguait, Hose Muhika, njihet si presidenti më i varfër në botë.

Pavarësisht nga popullariteti i tij për shkak të mënyrës modeste të jetës dhe luftës kundër shoqërisë së konsumit dhe padrejtësive sociale, 79-vjeçari Muhika nuk ka mundur të kandidohet edhe për një mandat të dytë të njëpasnjëshëm për shkak të kufizimeve kushtetuese, sipas njoftimet e medieve botërore. Në botë ka shumë presidentë të ndershëm, por asnjëri nuk i afrohet Muhikut për nga parimet që ndoqi. Ëolsvageni breshkë e vjetër e Muhikut me siguri është një nga veturat më të njohura në botë.

Edhe trashëgimtari i tij, Tabare Vaskez po ashtu ka vendosur të vazhdojë të jetojë në shtëpinë e tij.

Muhika ka qenë ish-gueril majtist dhe ka kaluar shumë vite në burg gjatë viteve të sundimit të regjimit djathtist nga viti 1970-1980.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ky-eshte-presidenti-me-i-varfer-ne-bote/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala