Ky është parashikimi i motit për fundjavë

Autori:Avdyl Pajaziti

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton për motin që do të mbizotërojë në fundjavë dhe në ditët në vazhdim.

Sipas IHMK-së, pas një periudhe të gjatë kohore pa të reshura , vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me  presion të ulët atmosferikë.

“Në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe intervale të shkurta me diell. Vranësirat do të përcjellën me reshje shiu. Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet 4-6 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga ana e jugut  dhe  jugperëndimit e cila fillimisht do ta përfshijë veriun dhe veriperëndimin e vendit, e më pas gjithë territorin e Kosovës. Meqë fushat ciklonike janë shumë labile  dhe dukshëm nën vlerat e normales do të fryjë erë e  fuqishme,shpejtësia e së cilës mund të kaloj mbi 20m/s (72km/h)”, thuhet në njoftimin e tyre.

IHMK njofton se java e ardhshme do të  shoqërohet me mot jo stabil dhe me gjithë parametrat të cilat i përkasin stinës së vjeshtë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ky-eshte-parashikimi-i-motit-per-fundjave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala