Ky është njeriu që u pagua për vrasjen e Mimoza Kusarit

Personi që kishte marrë përsipër ekzekutimin e Kryetares së Gjakovës Mimoza Kusarit dhe sekretarit të Komunës është një 24 vjeçar me inicialet G. Nokshiqi nga Tropoja.
I riu, është kontaktuar nga 44 vjeçari A.Shiqerukaj, që tashmë është shpallur në kërkim dhe që mendohet se ishte ndërmjetësi mes biznesmenit nga Gjakova dhe vrasësit 24 vjeçar. Burimet thonë, se i riu ka treguar se biznesmeni i njohur në Gjakovë në fushën e hidrokarbureve, ka porositur vrasjen e kryetares së Bashkisë Mimoza Kusari – Lila dhe sekretarin e saj, që dyshohet se ishte personi i besuar i kryetares./ABCnews/