Ky është njëri nga shqiptarët e vrarë sot në Kumanovë?

Autori:Zekirja Shabani

Njëri nga nga 5 civilët shqiptarë të vrarë në Maqedoni thuhet se është Fadil Fejzullahi nga “Lagja e Trimave” të Kumanovës ku janë zhvilluar luftimet në mengjesin e sotëm, transmeton “Al Jazeera Balkans”.

Banorët e Kumanovës flasin për disa persona civil shqiptarë të vrarë, por ende nuk ka të dhëna zyrtare se sa persona dhe kush janë të vrarët.

Paraprakisht “Zhurnal”, njoftoi se janë vrarë pesë persona, në mesin e të cilëve ka edhe një vajzë 8 vjeçare. Media të tjera raportojnë se kanë informacione për vrasjen e dy grave dhe dy fëmijëve të tjerë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ky-eshte-njeri-nga-shqiptaret-e-vrare-sot-ne-kumanove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala