Ky është një pjestar i forcave speciale të Maqedonisë i vrarë në Kumanovë

Në luftimet e së shtunës në Kumanovë mësohet se një pjestar i forcave speciale të Maqedonisë me emrin Sashe Samojlovski, është vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit në Kumanovë, i kanë thënë Gazetës Fjala burime të sigurta të afërta me zhvillimet në Maqedoni.
Ndërkaq, merret vesh se numri i përgjithshëm i policëve të vrarë në këtë aksion është katër dhe dy nga ta janë nga fshati Bërvenicë i Tetovës, ndërsa kanë mbetur të plagosur 15 policë tjerë, tre prej tyre kanë marrë plagë të rënda.