Ky është moti për këtë javë

Autori:Avdyl Pajaziti

Mot kryesisht i vranët dhe jostabil pritet të shoqërojë vendin gjatë pesë ditëve të ardhshme.
Temperaturat maksimale gjatë kësaj periudhe do të regjistrohen ndërmjet 10-13 gradë celsius, kurse minimalet do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Reshjet e shiut do të pushojnë për të vazhduar në pjesën e dytë të ditës së hënë. Reshjet e shiut që do të përcillen me borë në viset me lartësi mbidetare mbi 1500m do të vazhdojnë të martën, të mërkurën dhe të premten.

Nga dita e enjte ka mundësi që nëpër lugina dhe vende të ulëta të krijohen mjegullat për shkak të radiacionit, reshjeve dhe amplitudave në fushat termike.

Sasia mesatare e reshjeve në gjithë territorin e vendit është regjistruar nga 42 litra për m2 në rrafsh të Kosovës deri në 60 litra për m2 në rrafsh të Dukagjinit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ky-eshte-moti-per-kete-jave-7/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala