Ky është moti për këtë javë

Autori:Avdyl Pajaziti

Vranësirat e lehta dhe kthjellimet do të jenë dominuese gjatë gjithë javës, duke krijuar kushte për një mot relativisht të ngrohtë dhe me vapë.

Temperaturat minimale do t’i ruajnë këto vlera të tanishme, nga 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të shënojnë rritje për 6-9 gradë Celsius gjatë gjithë javës. Do të thotë temperaturat maksimale do të lëvizin nga 29 -30gradë në veri dhe verilindje të vendit, deri në 31-33 gradë Celsius në jug dhe jugperendim të vendit.

Sipas IHMK, këto vlera të temperaturave të larta do të jenë me intervale kohore 2-3 orë gjatë ditës. Ditën e martë do të ketë vranësira pak sa më të theksuara duke krijuar kushte që vende-vende të ketë ndonjë rigë të dobët shiu.Temperaturat maksimale në viset malore do të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të ketë ndryshime të lehta, por që duke shënuar gjithnjë vlerat e mbinormales. Lagështia relative e ajrit mëngjeseve do t’i shënojë vlerat afërsisht të ngjashme me ditët e mëparshme, por gjatë ditës do të pësojë ulje deri 37-30%.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, por që dominues do të mbetët drejtimi verilindor me shpejtësi 1-5m/s.
Mot me temperatura të larta do të vazhdojë të mbajë edhe për gjatë vijës bregdetare , ku maksimalet gjatë gjithë javës do të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ky-eshte-moti-per-kete-jave-6/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala