Ky është moti për këtë javë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat e larta që po mbretërojnë në Kosovë do të pësojnë një rënie të lehtë.
Sipas IHK-së vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.
“Këto masa të ajrit të cilat kanë origjinë nga veriu i kontinentit do të vazhdojnë të jenë të qëndrueshme edhe për disa ditë, por që vlerat e temperaturave maksimale do të pësojnë rënie të lehta për shakë të reshjeve të shiut të cilat u regjistruan dje dhe sot në pjesën dërmuese të vendit tonë me theks të veçantë pjesën perëndimore ,veriperëndimore dhe jugperëndimore”, thuhet në komunikatën e IHMK-së.
“Pothuaj se gjatë gjithë javës do të mbretërojnë temperaturat e njëjta, maksimalet nga 30-33 gradë celsius, kurse minimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë celsius.
Derisa në viset malore temperaturat maksimale do të jenë nën 29 gradë celsius”.
“Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, por që dominuese do të jetë verilindja, shpejtësia e së cilës do të arrijë nga 1-9m/s”.
IHK njofton se riga të dobëta dhe të izoluara pritet të ketë nga dita e enjte të cilat do t’i përfshijnë disa lokalitete.