Ky është moti për ketë javë

Fushat me presion të ulët që kanë përfshirë vendin tonë do të jenë të qëndrueshme deri ditën e mërkurë. Në këtë gjendje sinoptike do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu dhe shkarkime rrufesh, njoftoi Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8C -12C, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 18C -22C celsius.
Shtypja atmosferike deri të mërkurën do të mbetët nën vlerat e normales, ndërsa nga e enjtja e tutje do të ketë ngritje të shtypjes mbi vlerat e normales ( 1014mb-1020mb).
Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, dominuese do të jetë verilindja me shpejtësi 1-8m/s.
Nga dita e enjte deri të dielën do të ketë ndërprerje të reshjeve dhe tendencë për ngritje të lehta të temperaturave maksimale.