Ky është moti për këtë javë

Sipas parashikimeve të fundit, kjo javë do të mbetet me mot jostabil, por kryesisht të ngrohtë, me diell dhe vranësira të pjesshme, e gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes priten zhvillime të vranësirave vertikale të cilat do të sjellin mundësi për reshje lokale shiu, që vende-vende do të shoqërohen edhe me bubullima.
Temperaturat maksimale do të sillen nga 25C-27C, e minimalet nga 12C-14C. Nga dita e premte maksimalet pritet të shënojnë një zbritje të lehtë në 22C-24C. Era të hënën do të fryejë nga verilindja 2-4m/s, e ditëve të ardhshme nga juglindja-jugperëndimi 2-10m/s.
Shtypja atmosferike deri të martën do të jetë në zbritje, e më pas do të ngritet, por do të mbetet rreth vlerave normale.