Ky është “mesazhi kërcënues” për Arsim Bajramin

Autori:Avdyl Pajaziti

Përfaqësuesi studentor në Senatin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Rifat Krasniqi në mesazhin “ kërcënues” drejtuar Ministrit Bajrami , kishte shënuar se do i bashkojë forcat me organet studentore dhe do protestojnë kundër tij.

Në një prononcim për Gazetën Fjala ai nuk e ka quajtur mesazh kërcënues këtë. Sipas tij Ministri Bajrami po bënë propagandë kundër tij, i cili tashme ka dështuar për t’i plotësuar kërkesat e studentëve për të cilat ishin dakorduar.

“Pasi dështoj t’i plotësoj kërkesat e studenteve për te cilat ishim marre vesh, bile edhe dje në takimin e fundit, tash Ministri Bajrami po mundohet ta nxjerre veten duke përdore metoda te poshtra” ka deklaruar Rifat Krasniqi për Gazetën Fjala.

“Pasi ai paska përmendur kërcënime me dhune e disa nene te kodit penal, unë edhe njëherë po i them ministrit dhe të gjithë te tjerëve se protesta është e drejte legjitime. Ne e kemi dëshmuar ne te gjitha protestat përfshi edhe atë para MASHT se protestat kane krejtësisht paqësore dhe te denja ashtu siç iu kanë hije studenteve” .

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë kishte lëshuar një komunikatë për media , ku e dënonte ashpër dhunën e kryer ndaj ministrit Bajramit.

“Kërcënime e tilla me dhunë, kanë për synim të pengojnë përkushtimin e MAShT për vendosjen e rendit akademik dhe ngritje të cilësisë në UP “Hasan Prishtina”, si dhe të realizimit të interesave të kundërligjshme dhe në dëm të interesit të studentëve të Universitetit, përmes metodave të presionit dhe kërcënimit me dhunë” shkruan në komunikatë.

Duke i ftuar organet kompetente që të marrin masa në parandalimin dhe ndjekjen e kryerësve të akteve të tilla të ulëta të kërcënimeve me dhunë.

sms

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ky-eshte-mesazhi-kercenues-per-arsim-bajramin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala