Ky është mesazhi i Merkelit për Mustafën

Kancelarja Angela Merkel dhe Kryeministri Isa Mustafa, në takimin e tyre në Berlin, kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, situatën në Kosovë, raportet e Kosovës me BE’në, si dhe Dialogun Kosovë-Serbi.
“E vlerësoj shumë lart këtë vizitë dhe interesimin e Kancelares për zhvillimin në Kosovë dhe Rajon. Kemi biseduar për çështjet themelore që e preokupojnë Kosovën dhe BE’në, çështjet zhvillimore, integrimin europian dhe përmbushjen e kritereve tona për nevojëne luftimit të krimit dhe korrupsionit – si një nga kriteret që ne duhet përmbushur për liberalizimin e vizave”, ka deklaruar Isa Mustafa, në konferencën e përbashkët për media me Kancelaren Merkel.
Merkel ia ka dhënë dy mesazhe të qarta Delegacionit nga Kosova: Përkrahjen për Dialogun Kosovë-Serbi, si dhe themelimin e Gjykatës Speciale.
“Kancelarja na ka dhënë përkrahejn e plotë që të përparojmë më tutje procesin e Dialogut me Serbinë dhe po ashtu t’i përmbushim obligimit tona sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale”, ka deklaruar Mustafa, transmeton Politiko.net.
Angela Merkel, ndërkaq, ka pohuar se nuk ekziston asnjë shans që të miratohet një kërkesë për azil për kosovarët.
“Përcjellja e këtij mesazhi në Kosovë është shumë e rëndësishme. Kryesorja është të përcillet mesazhi se asnjë kosovar nuk ka asnjë shans të marrë azil këtu në Gjermani”.
“Ne duam që të përmirësohen rrehanat jetësore në Kosovë, e ardhmja e Kosovës”, është shprehur Merkel.
A do të jetë kusht për Serbinë normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën për ecjen e Serbisë drejt BE’së?
Porosia e Merkel është e qartë.
“Natyrisht, ne kemi një inertes shumë të madh që të bëhet marrëveshje fer, e kjo vlen për të dyja palët”.
“Kryeministri tha se ka ardhur koha edhe për kompromise. Kompromise duhet të bëjnë të dyja palët, jo vetëm Kosova, natyrisht edhe Serbia”.
“Unë i inkurajoj të dyja palët, sepse vetëm nëse kanë përparime atje (në dialog), kanë përparime edhe në rrugën europiane. Kjo vlen edhe për Serbinë, edhe për Kosovën”, ka thënë Merkel. / Politiko.net